Nëse jo Bale, 150 milionë për yllin e Bayernit

Sporti

Nëse jo Bale, 150 milionë për yllin e Bayernit

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 10:19

Manchester United ka ofruar 65 milionë funte dhe portierin David de Gea për transferimin e yllit të Real Madridit, Gareth Bale.
“Red Devils” kanë ofruar 65 milionë funte dhe portierin David de Gea për blerjen e reprezentuesit uellsian, raporton tabloidi britanik “Daily Star”.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal është në kërkim të një përforcimi të madh para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Dhe, nëse jo Bale, me ofertë 65 milionë + David de Gea, atëherë Van Gaal po përgatit 150 milionë euro për yllin e Bayernit Arjen Robben sipas gazetës holandeze “De Telegraff”.
Lojtari luan me Bayern Munichun, dhe Van Gaal pritet të shfrytëzojë edhe marrëdhëniet e mira me të që ka në Kombëtaren e Holandës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat