Mourinho: Nëse Chelsea humbë, thjesht do të darkoj

Sporti

Mourinho: Nëse Chelsea humbë, thjesht do të darkoj

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 09:27

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se do ta festojë ndeshjen e 100-të të tij në shtëpi vetëm nëse humbë nga Crystal Palace.
Chelsea do të presë Crystal Palacen këtë fundjavë dhe kjo do të jetë ndeshja e 100-të e Mourinhos në shtëpi, të cilën ai thotë se do ta festojë nëse humbë.

“Kur më pyetni për darka, unë jam e kundërta. Unë nëse humbas, dal për darkë. Më shumë se sa kur fitoj. Unë nuk dal shpesh. Unë kam katër pesë restorante favorite ku shkoj”.

“Eshtë një gjë familjare. Nuk duhet të fshihem nëse kam humbur një ndeshje, tta bëj familjen time të pikëlluar më shumë për shkak të një humbje dhe të qëndroj në shtëpi për shkak se kemi humbu”, transmeton Telegrafi.

“Kur njerëzit bëjnë më të mirën, sikurse unë, atëherë nuk duhet të fshiheni nga disfata”.

“Ndonjëherë shkoj te ndonjë restorant pranë stadiumit vetëm një orë pas ndeshjes. Dhe është krejt normale”, u shpreh Mou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat