Enrique: Malaga kërkon të na befasojë

Sporti

Enrique: Malaga kërkon të na befasojë

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 23:35

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique nuk garantoi se ndaj Malagas në javën e dytë të Primera Division do të luajnë njëkohësisht që nga minuta e parë Messi, Suarez dhe Neymar. 45-vjecari tha gjithashtu se nuk e ka vendosur nëse Sergio Roberto do të marrë vendin e Dani Alves, që u dëmtua ndaj Athletic Bilbaos.

“Neymar praktikisht është rikuperuar. Po kalon një situatë normale sepse ka dy javë jashtë skuadrës. Në testet fizike ka dhënë rezultatet më të mira në ekip, por nuk mund të jap garanci nëse do të luajë titullar. Edhe Busquets në seancat e fundit stërvitore ka punuar me grupin, kështu që mund të them se është i gatshëm për ndeshjen e radhës”.

Para sfidës me andaluzianët, Enrique paralajmëroi skuadrën e tij të shmangë ndonjë surprizë të pakëndshme sikurse ndodhi sezonin e kaluar.

“Sigurisht që ndeshja e sezonit të kaluar është një referencë për ne. Malaga ka ndryshuar disa lojtarë por ka të njëjtin trajner. Në ndeshjen e parë të kampionatit nuk ka pësuar gol dhe me siguri kanë menduar dicka për të na surprizuar. Ne duhet të jemi më efektivë në lojën tonë”.

Në javën e parë të sezonit Reali i Madridit mori vetëm një pikë në fushën e Sportingut të Gijonit, por për Enriquen kjo nuk do të thotë asgjë në garën për titull. Sipas asturianit, kush mendon se Reali ka probleme sepse nuk grumbulloi maksimumin e pikëve në ndeshjen e parë, gabon rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat