Wolfsburg konfirmon: De Bruyne është i Cityt

Sporti

Wolfsburg konfirmon: De Bruyne është i Cityt

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 22:58

Drejtori sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs, ka konfirmuar se Kevin De Bruyne do t’i bashkohet Manchester Cityt para përmbylljes së afatit kalimtar.

City ka kërkuar gjatë gjithë kohës shërbimet e belgut dhe besohet se kanë paguar 54 milionë funte për të.

Goal merr vesh se De Bruyne të premten ka kryer testet mjekësore dhe tani Allofs ka konfirmuar se gjithçka është afër kompletimit.

“Do të kompletojmë gjithçka sot në mbrëmje ose nesër. De Bruyne është drejt Manchester Cityt”, ka thënë ai.

Përkrah 24-vjeçarit besohet se nga Wolfsburgu do të largohet edhe Ivan Perisic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat