“Cana, 99.9 % te Nantes”

Sporti

“Cana, 99.9 % te Nantes”

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 21:33

Lorik Cana pritet të kryejë shumë shpejt testet mjekësore te skuadra franceze, Nantes.

Është gazetari i mirënjohur francez, Anthony Brulez, që e ka konfirmuar lajmin, duke shkruar se 99 për qind, Lorik Cana do të jetë pjesë e Nantes.

"Lorik Cana dhe Remi Walter, 99.9 për qind do të nënshkruajnë me Nantes”, ka shkruar Brulez në ‘Twitterin’ e tij.

Sipas tij, Lorik Cana në orët e ardhshme pritet të aterrojë në Francë për testet mjekësore. Kampionati francez nuk është i panjohur për Lorikun, pasi për disa vjet ka luajtur me PSG dhe Olympique Marseille.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat