Dzeko: Do ta mposhtim Juven

Sporti

Dzeko: Do ta mposhtim Juven

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 21:18

Sulmuesi Romës, Edin Dzeko, tha se do të bëjmë maksimumin të fitojnë kundër Juventusit, pasi ajo është një ndeshje e madhe.

‘Zonja e Vjetër’ ka humbur në ndeshjen e parë, kurse Giallorossët kanë barazuar kundër Hellas Veronës dhe kështu të dy ekipet tani janë në kërkim të fitores së parë.

"Është qesharake se si gjatë viteve të fundit kam luajtur kundër të gjitha ekipeve të mëdha në Evropë, por jo kundër Juventusit. Tani unë më në fund do të përballem kundër tyre me shpresë që do të fitojë. Kundër Juventusit kam një motivim shtesë, pasi ata janë kampionë të katërfishtë dhe unë dua t’i mundim. Ata e kanë humbur dhe tani duan të bëjnë mirë, por edhe ne nuk arritëm të fitojmë dhe kështu tani duam para tifozëve tonë tre pikët e para. Ne do të japim gjithçka për të marrë një rezultat të mirë”, ka thënë Dzeko për Sky Sport rreth ndeshjes kundër Juventusit.

"Totti? Ai është një kampion, një legjendë dhe unë shpresojë që ne të dy të bashkëpunojmë mirë së bashku. Digne? Ardhja e tij ka përmirësuar ekipin dhe unë shpresojë që ai të ambientohet sa më shpejtë, pasi ai është një lojtarë që do të na ndihmonte shumë”, ka shtuar për fund sulmuesi 29-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat