Benitez tregon a do ketë transferime te Reali

Sporti

Benitez tregon a do ketë transferime te Reali

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 20:08

Trajneri Real Madridit, Rafa Benitez, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Real Betis dhe tha se ekipi i tij do të bëjë maksimumin që të luan një lojë sa më ofensive.

Trajneri spanjoll tha se është i kënaqur me grupin që ka dhe se nuk është duke kërkuar ndonjë lojtar në veçanti këtë verë.

"Grupi është i mirë dhe të gjithë ata që nuk janë larguar është sepse unë besojë se ata kanë çka të dhënë ende për këtë skuadër. Nuk jemi duke kërkuar diçka të veçantë në tregun e transferimeve, pasi unë dua të marrë maksimumin nga ky grup që kemi momentalisht”.

“Barazimi? Mund të them se barazimi nuk është një sinonim i mbrojtjes. Unë kam një ekip i cili luan gjithmonë në sulm dhe për këtë dua t’iu them tifozëve të Realit se ekipi jonë nuk do të mbrohet kundër askujt’, tha Benitez në konferencën për shtyp.

Los Blancos do të luajnë të shtunën nga ora 22:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat