Enrique: Messi sikur Usain Bolt

Sporti

Enrique: Messi sikur Usain Bolt

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 19:37

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se sulmuesi i skuadrës së tij, argjentinasi Lionel Messi, është sikurse atleti nga Xhamajka Usain Bolt.

Këto krahasime, Enrique, i ka bërë gjatë një konference për shtyp, ku ka thënë se “mund të bëni një krahasim mjaft adekuat ndërmjet Messit dhe Boltit. Bolt është atleti më i shpejtë i të gjitha kohërave, ndërsa Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”.

Këto deklarata të trajnerit Enrique kanë ardhur pas shpalljes së Lionel Messit lojtari më i mirë në Evropë për vitin 2015.

Ekipi i Barcelonës në ndeshjen e parë në kuadër të La Ligas, ka triumfuar kundër ekipit të Atletiko Bilbaos, duke siguruar kështu tre pikët e para për këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat