Emini beson në fitore! Pefqeli nuk kënaqet me një pikë

Sporti

Emini beson në fitore! Pefqeli nuk kënaqet me një pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2015 Në ora: 19:15

Llapi nga Podujeva do të luajë si vendas në stadium të Flamurtarit të Prishtinës, pasi që fusha e tyre nuk i plotëson kushtet, por as ajo në Merdarë. Andaj, llapjanët janë të detyruar të luajnë në stadium të Flamurtarit kundër Trepçës ‘89 nga Mitrovica. Ballafaqimi i tyre luhet nesër në orën 17.00, i vlefshëm i javës së dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës. Futbollistët e të dyja skuadrave janë të motivuar sidomos pas fitores së javës së kaluar, ku Llapi në udhëtim mposhti me rezultat 1:0 Vushtrrinë, ndërsa Trepça ’89 në konak të vetin kishte mundur me 4:0 Istogun. Kapiteni i Llapit, Benjamin Emini, për gazetën kombëtare “Bota sot” u shpreh optimist para kësaj sfide, e cila karakterizohet edhe si derbi.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat