Ish-trajneri i Milanit flet për Skënderbeun

Sporti

Ish-trajneri i Milanit flet për Skënderbeun

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 18:02

Pas hedhjes së shortit të grupeve në Europa League, menjëherë kanë nisur komentet dhe prononcimet e para, qoftë të protagonistëve, por edhe të komentatorëve në studiot përkatëse. Natyrisht, edhe “Sky” e përcolli direkt këtë eveniment, por ajo që ra në sy, ishte komenti që bëri braziliani Leonardo për ekipin e Skënderbeut. Ish-sulmuesi i Milanit, trajner i i tij dhe i Interit, e shikon ekipin korçar si surprizën e grupit H, duke deklaruar se nuk është çudi që të kalojë grupin, duke zënë minimalisht vendin e dytë, pasi favorit sheh Sportingun e Lisbonës, shkruan telesport. Ja çfarë tha Leonardo në studion e “Sky” pas hedhjes së shortit të Europa League, i pyetur nga moderatorja: “Grupi H paraqitet mjaft i ekuilibruar.

Sporting Lisbona është favoriti kryesor i këtij grupi, sidomos këtë edicion ka treguar rritje. Ndërsa Skënderbeu mendoj se do të jetë surpriza e këtij grupi. Është një ekip plot ambicie dhe në ndeshjet në fushën e vet ka për të marrë pikë. Një ekip që luan fort dhe nuk ka çfarë të humbasë dhe kjo do të jetë në favorin e tyre. Ndërsa Lokomotiva e Moskës më duket me shumë oscilime sezonet e fundit. Beshiktash ka humbur shkëlqimin e disa viteve më parë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat