Olsion Velija fiton etapën e dytë

Sporti

Olsion Velija fiton etapën e dytë

Nga: Fazli BERISHA Më: 28 gusht 2015 Në ora: 17:43

Ka vazhduar gara e çiklistëve në ditën e dytë të Tour de Kosova në shtegun Ferizaj-Pejë të gjatë 147 kilometra, ku më i miri ishte çiklisti nga Shqipëria anëtar i i ekipit “Apollonia” nga Fieri. Shtegun kryesisht të sheshtë fieraku e përshkoi për 4h21’21”, duke lënë në vendin e dytë kolegun e tij nga ekipi Stefan Petrovski dhe në vendin e tretë u rendit anëtari i Përfaqësueses së Kosovës dhe fituesit i etapës së parë Alban Nuha.

Duhet theksuar se kemi shumë vështirësi për të ardhur deri të rezultatet, me gjithë numrin e vogël të pjesëmarrësve Federata e Çiklizmit e Kosovës, nuk ka arritur të sigurojë kapacitete dhe burime njerëzore për ta përcjellë këtë garë jo pa rëndësi për çiklizmin dhe vet Kosovën. Çiklistët të shtunën garojnë për etapën e tretë në shtegun Pejë-Prizren të gjatë 103 kilometra. Shtegu është i sheshtë. Çiklistët nisën nga qyteti i Pejës që kemi shkruar dje, ndërsa ditën e mbyllin në Prizren, një qytet i lashtë antik që daton nga shekulli i 2 para erës së re, ndërkaq në shekullin e 5-të njihet me emrin Theranda më vonë sipas Prokopit Cezar me emrin Petrizen. Ka afro 178 mijë banorë që llogaritet qyteti më i madh pas Prishtinës.

Një kohë pushtohet nga serbët nga Stefan Nemanja e më pastaj nga osmanët e Prizreni ishte qendra kulturore dhe intelektuale e Kosovës si dhe qendra e zgjidhjes së çështjes shqiptare. Qyteti njihet me shumë objekte të kulturës dhe fetare, si Monumenti i Lidhjes së Przrenit, Xhamia e Sinan Pashës, ajo e Kuklibegut Xhamia e myderis Ali Efendisë, Xhamia Katip Sinan Qelebi, Manastiri Shën Arkangjelit, Kala e Prizrenit, Kisha e Shpëtimit Shenjtë, Zoja e kishës Ljevish, Kisha e Shën Nikollës dhe shumë të tjera.

Ka një ekonomi të zhvilluar, kishte fabrikë të këpucëve, për prodhimin e artikujve ushqimor e në veçanti popullata njihet për zejen e argjendarisë sidomos ata njihen me emrin “Filigran”. Sport: Futbolli (KF”Liria”), hendbolli e basketbolli janë sporte të njohura me renome. Mbahen festivale të këngëve si dikur Festivali ”NGOM”(ndërgjom), “Zambaku i Prizrenit” dhe shumë festivale filmash si “Doku-festi” e tj.

Etapa e dytë
1. Olsion Velija (Apolonia) 4h20’21’
2. Stefan Petrovski (Apollonia) 4h20’25”
3. Alban Nuha(Kosova) 4h20’27”
4. Alban Delija (Kosova) 4h20’31”
5. Christian Formosa (Malta) 4h20’31”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat