‘Dridhen’ turqit: Po na vjen Skënderbeu (Foto)

Sporti

‘Dridhen’ turqit: Po na vjen Skënderbeu (Foto)

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 17:13

Mediat turke e kanë konsideruar përballjen Besiktas – Skënderbeu në grupin H të Ligës së Evropës, si një rikthim të heroit shqiptar në Turqi, Gjer Kastrioti - Skënderbeu.

Madje, e përditshmja Hurriyet.com.tr në versionin ‘online’ ka publikuar një foto të Skënderbeu me kali.

Në një tjetër foto shihet edhe flamuri kuqezi në prapavijë të Skënderbeu.

Në shkrim pasqyrohet në detaje historia e SKënderbeut dhe luftërat e tij me Osmanët, ku shkruan se ai luftoi për 25 vjet me Osmanët. Po ashtu jepen edhe detaje tjera se kush ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu, emrin e të cilit e mban tani klubi i Skënderbeut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat