“Ariu Shqiptar”, 16 vjeçari luftarak që s’njeh limite (Foto/Video)

Sporti

“Ariu Shqiptar”, 16 vjeçari luftarak që s’njeh limite (Foto/Video)

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 16:43

Ëndra e tij e madhe është te marrë pjesë në lojrat olimpike dhe ti tregojë gjithë botës se është nga Shqipëria. Reshat Mati, është vetem 16-vejeç dhe ka triumfuar në 30 kampionate ndërkombëtare, gjithashtu është fitues i “Dorezës së Argjentë” në SHBA.

Kampioni botëror i tre disiplinave të ndryshme të sporteve luftarake me orgjinë shqiptare në një kohë shumë të shkurtër ka arritur të jetë në elitën e boksit botëror dhe të kthehet në idhullin e miliona të rinjëve në Amerikë.

Për herë të parë Reshat Mati do të flasë për një media shqiptare lidhur me orgjinën e tij dhe planet për të ardhme në boksin profesionist.

Reshat Mati, ju jeni kampioni i botës në të tre disiplinat të ndryshme dhe fitues i “Dorezës së Argjendit” në Shtetet e Bashkuara Amerikës. Jeni vetëm 16 vjeç dhe të gjithë të thërrasin “Ariu Shqiptar”, si ju bën të ndiheni ky pseudonim në lidhje me origjinën tuaj shqiptare?

Me jep mburje dhe krenari që jam Shqiptar. Dua ta dijë e gjithë bota se unë vij nga Shqipëria, dua ta dije kushdo që ecen mbi këtë tokë se vendi i të parëve të mi është frymëzimi im i ç’do gjeje që bëj në jetën e përditshme dhe në ring.

Cila eshte orgjina e pseudonimit “Ariu Shqiptar”?

Kur isha fëmijë I vogël të gjithë më thërisnin “fëmija grushtues” për arsye se godisja këdo dhe gjithcka. Kur u rrita edhe pak, diku në moshen 4 – 5 vjeçare më therrisnin “Egërsira” ,pasi kur ndeshesha ne ring nevrikosesha dhe egërsohesha deri në pikën që shkatroja më së keqi kundërsharin. Ndërsa pseudonimi që unë gëzoj sot “ARIU SHQIPTAR”, më është vendosur në moshë pak më madhore, pasi isha I vetmi shqiptar në palsestrën e boksit dhe pas suksesevce të para çdokush më thëriste “ARIU SHQIPTAR” ndoshta edhe për hir të agresivitetit luftarak që ne shqiptarët mbartim në genet tona.

Deri tani ju keni fituar një total prej 30 kampionate në boks dhe kikboks, cila është ëndrra juaj në sportet luftarake?

Deri tani kam fitua 30 kampionate dhe ëndra ime është të fitoj titullin kampion në garën olimpike e pastaj të bëhem profesonist dhe ndoshta ku I dihet “ambasador” i imazhit të vendit tim të orgjinës.

Nëse federate Shqipëre e Boksit do tju thërrasë qe ju të përfaqesoni vendin tonë, cila do të jetë përgjigja juaj?

E thashë dhe e shpreha edhe më sipër se është krenaria ime të prezantoj Shqiperinë në boks apo në gjithëçka që unë mund të bëj për të. Jam pjesmarrës aktiv në çdo eveniment që ka vendi ynë këtu në SHBA. Më pelqen shumë historia e Shqipërisë, këngët , mitet dhe legjendat e dashuroj origjinën e babait dhe gjyshit tim.

Në familjen tuaj, Ju jeni boksier i brezit të tretë, pasi babai juaj Adriani dhe gjyshi kanë qenë ish boksierë në fëmijërinë e tyre. A është kjo arsyeja që edhe ju filluat të ndesheni në sportet luftarake ?

Po, babai im më ka stërvitur qysh në vogeli por çdo herë qysh 2-3 vjeç me kanë terhekur lojrat luftarake dhe ju jam përkushtuar me shumë seriozitet.

A vjen shpesh në Shqipëri? Cila është marrëdhënia juaj me vendin e shqiponjave?

Jo, unë skam qenë akoma në Shqipëri por kam shumë dëshirë ta vizitoj, ndoshta vitin tjetër do shkoj patjtër që të njihem me vendin e zemrës time.

Një ditë e zakonshme e Kampionit

Zgjohem dhe bëhem gati për në shkollë, kthehem në shtëpi rreth orës 2:30 pasdite, i bëj detyrat e shtëpisë, ushqehem dhe iki për në palestër. Disa ditë filloi në ora 5 pasdite dhe disa ditë tjerë në ora gjashtë pasdite. Ky ndryshim sepse shkoj në tre palestra të ndryshme. Të hënën, të mërkurën dhe të premten filloj me palestër në Kikboks në ora 5 deri në 10:30 pasdite dhe të martën dhe të enjten prej orës 6 deri në orën 10:30 pasdite shkoj ushtroj boks dhe kikboks. Të shtunën palestra e kikboksit zgjat prej orës 11 deri në 2 pasdite./Arberia News

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat