Edhe Milot Rashica në kombëtaren kuqezi!

Sporti

Edhe Milot Rashica në kombëtaren kuqezi!

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2015 Në ora: 16:27

Ekipi kombëtar i Shqipërisë U-21, do të grumbullohet nesër në Hotel "Dyrrahu" në Durrës në kuadrin e përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës për eliminatoret e Kampionatit Europian. Shqipëria U-21, do të luajë me 3 shtator kundër Izraelit në orën 15.00 dhe kundër Portugalisë me 8 shtator në orën 18.00, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Këto do të jenë edhe dy sfidat e para, të trajnerit të sapoemëruar Redi Jupi nën drejtimin e bankinës së 21 -vjeçarëve.

Shpresa e Shqipërisë, ka luajtur vetëm një ndeshje për eliminatorët e Europianit U-21, të cilën e ka fituar në Lihtenshtejn. Në kombëtaren U-21 janë të përfshirë edhe pesë futbollistë nga Kosova: Milot Rashica, Liridon Latifi, Mërgim Vojvoda, Enis Gavazaj e Albion Avdiaj.

Lista e futbollistëve: Thomas Strakosha (US Salernitana 1919), Aldo Teqja (Anorthosis Famagusta), Silvester Shkalla (Teuta), Herdi Prenga (Lokomotiva Zagreb), Bruno Lulaj (Skënderbeu), Mërgim Vojvoda (Carl Zeiss Jena), Kristi Marku (Honved), Erion Hoxhallari (Tirana), Erdis Gurishta (Vllaznia), Qazim Laçi (Olympiakos), Kristi Qose (PAOK), Klodian Gino (Aris), Valon Ahmedi (Celje), Maldin Ymeraj (Panathinaikos U-20), Enis Gavazaj (Roeselare), Endri Çekiçi (Dinamo Zagreb), Liridon Latifi (Skënderbeu), Myrto Uzuni (Apollonia), Rey Manaj (Inter), Albion Avdiaj (Wolsburg II), Dejvi Bregu (Flamurtari), Milot Rashica (Vitesse), Gentian Selmani (Laçi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat