De Gea në Real Madrid më 31 gusht?

Sporti

De Gea në Real Madrid më 31 gusht?

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 15:28

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea mund të transferohet në Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

David de Gea dhe Real Madrid, vazhdojnë të jenë afër njëri tjetrit.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, Portieri i Manchester Unitedit, mund të transferohet në Santiago Bernabeu në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Red Devils” kërkojnë 40 milionë euro për shitjen e reprezentuesit spanjoll i cili nuk ka bërë asnjë paraqitje në sezonin e ri, në pritje të sqarimit të ardhmes së tij.

De Gea është afër Realit, por nëse nuk transferohet tani në Madrid, ai mund ta bëjë pas një viti, madje si futbollist i lirë përderisa nuk e vazhdon kontratën në Old Trafford.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat