Liverpooli kërkon fitore

Sporti

Liverpooli kërkon fitore

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 13:31

Skuadra e Liverpoolit ka ecuri të mirë në tri javët e para në Premier League, e cila ka arritur dy fitore e një barazim dhe mban vendin e tretë me shtatë pikë. Ata nesër do të takohen me West Hamin, ndeshje e javës së katërt dhe luhet në orën 16.00. në Anfield pritet një atmosferë e mirë, ndërsa trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, shpreson në fitore. Me gjithë dështimin e West Hamit për të fituar ndonjë ndeshje në 42 vizitat e tyre në Anfield, Rodgers beson se djelmoshat e Slaven Biliçit paraqesin rrezik për skuadrën. “West Ham është një nga skuadrat më të rrezikshme. Ata shkëlqyen ndaj Arsenalit”, tha Rodgers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat