Messi: Kurrë nuk kam deklaruar se do të largohem...

Sporti

Messi: Kurrë nuk kam deklaruar se do të largohem...

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 13:26

Lionel Messi të enjten u shpall futbollisti më i mirë i Evropës dhe është tejet i lumtur. Në anën tjetër ka thënë se do të jap maksimumin për kombëtaren e Argjentinës. Humbja e Argjentinës në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kilit, bëri që në drejtim të tij të vërshoni një lumë kritikash, nga tifozët dhe shtypi vendas. “Kurrë nuk kam deklaruar se do të largohem nga kombëtarja. Pas humbjes ndaj Kilit, kritikat e njerëzve më vranë shumë por unë do të vazhdoj ta jap maksimumin për Argjentinën. Do të bëj gjithçka për të fituar të paktën një trofe në të ardhmen me La Selecion””, tha Messi. Futbollisti vëmendjen e ka të dy ndeshjet e radhës miqësore që do të zhvillojë më 4 Shtator përballë Bolivins në Houston, ndërsa 4 ditë më pas do të sfidojë Meksikën në Dallas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat