Shala me ekipin e tij shokoi Hajdukun!

Sporti

Shala me ekipin e tij shokoi Hajdukun!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2015 Në ora: 10:48

Slovan Liberec nga Çekia ka befasuar për të mirë, duke eliminuar skuadrën e mirënjohur kroate, Hajdukun e Splitit. Shqiptari nga Kosova, Herolind Shala u paraqit titullar për Liberecin dhe në stadiumin ‘Polud’ në Split i shkaktuan humbje me 1:0 Hajdukut, ndërsa takimi i parë pati përfunduar po ashtu me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:0 u kualifikuan në fazën e grupeve të Europa League. Shala luajti titullar, ndërsa u zëvendësua në minutën e 63-të. Sural në minutën e 23-të shënoi për fitoren e Liberecit, ndërsa Elvir Maloku luajti nga minuta e 34-për Hajdukun, por të dëshpëruar që nuk u kualifikuan. Shala me ekipin e tij e shokuan skuadrën e Hajdukut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat