Beqiraj në fazën e grupeve të Europa League

Sporti

Beqiraj në fazën e grupeve të Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2015 Në ora: 10:34

Futbollisti nga Kosova, Fatos Beqiraj, ka qenë i pagabueshëm në kryerjen e penalltive dhe e ka ndihmuar ekipin e Dinamo Minskit që ta sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve të Europa League. Dinamo si mysafir humbi me rezultat 2:0 nga kampioni austriak, Salzburg, por fitorja në sfidën e parë me 2:0 në Minski, ia mundësoi të luajë në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Në vazhdime nuk pati gola dhe me penallti Dinamo qe më e mirë, kur fituan me rezultat 3:2 dhe shkuan më tutje. Beqiraj luajti plotë 120 minuta, sikurse edhe Valon Berisha për Salzburgun, ku humbi penalltinë e pestë. Skuadra e Berishës ishte e pafat dhe u eliminuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat