Mexes drejt largimit nga Milani

Sporti

Mexes drejt largimit nga Milani

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 00:02

Mbrojtësi Philippe Mexes mund të largohet nga Milani, pasi besohet se Fiorentina ka shprehur interesim për ta blerë atë.

Mexes nuk shikohet pjesë e projektit të trajnerit Sinisa Mihajlovic dhe kështu lojtari në pajtueshmëri më klubin kanë marrë vendim për t’u larguar.

Sipas raporteve të gazetarit italian, Alfredo Pedullà nga Sportitalia, janë të numëruara orët që mbrojtësi francez edhe zyrtarisht të largohet nga Rossonerët, pasi besohet se tashmë janë bërë edhe kontaktet e para në mes të ish-lojtari të Romës dhe Violas.

Në këtë marrëveshje mund të futet edhe mbrojtësi argjentinas, José María Basanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat