Rudi Garcia paralajmëron Barcelonën

Sporti

Rudi Garcia paralajmëron Barcelonën

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 22:22

Këtë vit për Romën kualifikimi është i mundur, por jo edhe vendi i parë.

Giallorossët këtë vit do të luajnë kundër kampionëve aktual të Ligës së Kampionëve, dhe kjo për trajnerin e ekipit italian është një kënaqësi, por ai tha se ekipi i tij do të përpiqet në maksimum të bëjë sa më mirë kundër tyre.

"Ne do të përballemi me kampionët aktual dhe për tifozët tonë do të jetë një kënaqësi të shikojë Barcelonën të luajë në Olimpico. Ne do të përpiqemi të bëjmë më mirë në krahasim më atë që bëmë kundër tyre në miqësore”.

"Edhe Bate janë të mirë, më kujtohet se ata kanë arritur të mposhtin Bayernin. Kurse, Leverkuseni ka një ekip po aq cilësorë sa edhe ekipet tjera gjermane në këtë garë’, ka thënë trajneri Francez në lidhje me shortin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat