Totti: Kundër Barçës do të tregojmë vlerat tona

Sporti

Totti: Kundër Barçës do të tregojmë vlerat tona

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 22:11

Roma është renditur në Grupin E dhe kryendeshja pritet të jetë në mes tyre dhe Barcelonës.

Pas fjalëve të trajnerit Rudi Garcia, nuk kishte si të mungonin edhe ato të legjendës romake, Francesco Totti.

"Çdo lojë në Ligën e Kampionëve ka një atmosferë të mirë, por ajo kundër Barcelonës do të jetë e madhe. Grupi duket mjaftë sfidues dhe ne do t’i qasemi çdo ndeshje me një vëmendje të madhe dhe përqendrim maksimal, pasi vetëm ashtu do të tregojmë vlerat tona”, ka thënë Totti i pyetur për shortin.

Gjithashtu, në këtë grup Giallorossët kanë edhe Bate Borisovin dhe Bayern Leverkusenin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat