Granit Xhaka flet për "Grupin e Vdekjes"

Sporti

Granit Xhaka flet për "Grupin e Vdekjes"

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 20:22

Borussia Mönchengladbach është pjesë e Grupit D, por fati nuk i përcjelli gjermanët, pasi ky grup shikohet si më i vështiri nga të gjithë.

Pas shortit të Monchengladbach, foli edhe Granit Xhaka, i cili mezi po pret të luajë, pasi atij i pëlqejnë sfidat e mëdha dhe se ai beson se ekipi i tij mund t’i befasojë të gjithë.

‘Mezi po pres t’ia filloi, pasi në do të përballemi me disa kundërshtarë shumë të fortë. Unë shpresoj se ne do të luajmë një rol pozitiv në këtë grup, ne nuk jemi favorit, por do të bëjmë maksimumin që të marrim rezultatin më pozitivë të mundshëm’, ka thënë Xhaka për shortin.

Monchengladbach është në Grupin D së bashku me Juventusin, Sevillan dhe Manchester Cityn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat