Ditë e veçantë për kampionin!

Sporti

Ditë e veçantë për kampionin!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2015 Në ora: 19:47

Vuajtën shumë! Luajtën ndeshjet kampionale e për Kupë pothuajse gati dy vite jashtë qytetit të tyre, larg tifozëve ‘Tigrave të Zi’, jashtë stadiumit të tyre. Ky është klubi i futbollit Feronikeli nga Drenasi, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës. Feronikeli gjithmonë do të kujtohet si klubi i parë në histori që u shpall kampion dhe fitues i Kupës pa zhvilluar asnjë ndeshje në stadiumin e vet, por të gjitha si mysafir.

Dita e premte (28 gushti) do të jetë ditë e veçantë për ta, sepse po rikthehen në folenë e tyre dhe nesër (në 17.00) do të luajnë kundër Dritës nga Gjilani, në kuadër të javës së dytë. Është ditë speciale për drejtuesit e klubit, sepse bëhet edhe hapja zyrtare e stadiumit pas rinovimit, ku është investuar dhe rregulluar edhe fusha, që tani ia kanë lakmi edhe klubet e tjera. Kapiteni Lapidar Lladrovci pa dyshim se nuk i fsheh emocionet që po rikthehen të luajnë para tifozëve të tyre, po ashtu edhe futbollisti me përvojë Behar Maliqi. Si njëri futbollist po ashtu edhe tjetri, shprehin gëzimin se më në fund do të luajnë ndeshjet në konak, para tifozëve e qytetarëve të tyre. Lapidar, cilat janë përshtypjet se më në fund kampioni po kthehet ne shtëpi të vetën?
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat