Messi, futbollisti më i mirë i Evropës

Sporti

Messi, futbollisti më i mirë i Evropës

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 18:59

I ashtuquajturi jashtëtokësor, Lionel Messi, është shpallur futbollisti më i mirë i Evropës, duke mposhtur konkurrentët Luis Suarezin e Barcelonës dhe Cristiano Ronaldon e Real Madridit. Messi me Barcelonën ka fituar Champions League, titullin në Spanjë, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Evropës.Po ashtu Messi u shpall fituesi i çmimit për “Golin më të bukur të Vitit” të dhënë nga UEFA, për sezonin 2014-2015. Goli i Messit mori 39 për qind të votave, teksa goli i Ronaldos ndaj Liverpool zuri vendin e dytë me 24 për qind të votave.

"Ishte një vit i pabesueshëm për ne. Nuk e di nëse ka ndonjë sekret, por ne kemi punuar shumë për këtë. Skuadra ishte shumë e bashkuar dhe kishim besim që të kemi një sezon të jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që i kemi arritur objektivat”, tha Messi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat