Wolfsburg jep dritën e gjelbër për Perisic

Sporti

Wolfsburg jep dritën e gjelbër për Perisic

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 18:39

Besohet se Interi është më afër se kurrë për të nënshkruar përfundimisht marrëveshje me Wolfsburgin për Ivan Perisic.
Neroazzurrët kanë ndjekur lojtarin kroat gjatë gjithë verës, por ishte shumë e vështirë arritja e marrëveshjes me klubin gjerman.

Megjithatë, sipas Sky, thuhet se të dy klubet kanë arritur një marrëveshje dhe tani është duke u punuar për detajet e fundit të këtij transferimi.

Formula e këtij transferimi pritet të jetë në formë të huazimi, por marrëveshja përmban një klauzolë për një blerje të detyrueshme në verën e ardhshme, edhe pse tani mosmarrëveshje e vetme është çmimi.

Interi është i gatshëm të paguajë një çmim sa më të lartë në huazim, në mënyrë që të zvogëlojë shumën e paguar në verën e ardhshme. Kurse ajo që Wolfsburgi është duke kërkuar është e kundërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat