Grupi D, më i fortë! Vështirë për shqiptarët në Champions

Sporti

Grupi D, më i fortë! Vështirë për shqiptarët në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2015 Në ora: 17:46

Në Monaco është hedhur shorti i fazës së grupeve të Champions League në futboll. Grupi D në shikim të parë duket më i fortë se të tjerët, ku bëjnë pjesë Juventusi, Mancehster City, Sevilla dhe Mönchengladbach.

Kampioni i Evropës, Barcelona është në grupin E me Bayer Leverkusenin, Romën e Baten. Për shqiptarët është short shumë i vështirë, ngase Malmo e sulmuesit Agon Mehmeti është në grupin A me PSG-në, Real Madridin e Shakhtarin. Granit Xhaka me Mönchengladbach është në grupin ndër më të fortët, me Juventusin, Manchester Cityn dhe Sevillën, ndërsa Dinamo Zagrebi që ka dy shqiptarë: Arian Ademin dhe Endri Çekiçin, është në grupin F me Bayern Munihun, Arsenalin dhe Olympiakosin. Pajtim Kasami luan për Olympiakosin, ndërsa Admir Mehmedi me Bayer Leverkusenin.

Adnan Januzaj me Manchester Utd janë favorite në grupin B, ku do të luajnë kundër PSV-së, CSKA Moskës dhe Wolfsburgut. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, me Valencinë duket në një grup jo aq të fortë. Ata janë në grupin H me Zenitin, Lyonin e Gentin.

Grupi A
PSG
Real Madrid
Shakhtar
Malmo

Grupi B
PSV
Manchester Utd
CSKA M.
Wolfsburg

Grupi C
Benfica
Atletico Madrid
Galatasaray
Astana

Grupi D
Juventus
Manchester City
Sevilla
Mönchengladbach
Grupi E
Barcelona
Bayer Leverkusen
Roma
Bate

Grupi F
Bayerni
Arsenali
Olympiakos
Dinamo Z.
Grupi G
Chelsea
Porto
Dinamo K.
Maccabi Tel Aviv

Grupi H
Zenit
Valencia
Lyon
Gent

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat