Nora dhe Distria fituan nga 108 pikë olimpike

Sporti

Nora dhe Distria fituan nga 108 pikë olimpike

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 17:31

Foto nga lufta e dytë e Norës në Botëror kundër Austriakes Zeltner ...
Dy garueset tona në Botërorin e Astanas patën paraqitje solide sa i përket rezultatit u kualifikuan ne vendin e 9 me nga dy xhiro të kaluara.

Nora Gjakova në xhiron e parë mposhti garuesen e Zelandës së re e mandej Austriaken Zeltner per te arritur ne te tetën e finales ku humbi nga Mongolja Dorjsuren Sumie të cilën e kishte mposhtur këtë vit ne mars ne Grand Prix por kësaj radhe humbi me çka i kushtoj edhe humbja e medaljes sepse Mongolja mandej u bë e bronztë në Botëror.
Nora fitoi 108 pikë Olimpike dhe avancon mjaft drejt Normës Olimpike

Distria Krasniqi në kategorinë 52 kg ishte fytyra tragjike e Kampionatit,xhiron e parë ishte pa luftë mandej fitoj kundër finlandezes Kakko Katri për të ardhur në xhiron e tretë kundër Rumunes Chitu e cila se di kujt duhet falënderuar për fitoren kundër Distrias (kisha pas dëshirë që videon e kësaj lufte ta shihni kush është i interesuar), lufta ishte e kryer dy me një me dënime për Distrian, ne ju gëzuam fitores por referët menduan që në sekondën e fundit Distria kishte dal jashtë arenës dhe edhe pse lufta kishte përfunduar ata i dhan dënim Distrias një rast ky paprecedent i rrallë!

Lufta vazhdoj në Golden Score dhe prapë dënim për Distrian për të dërguar Rumunen në çerekfinale, e mandej ajo shkoj deri në finale ku humbi dhe fitoj titullin e nënkampiones Botërore!
Diçka e jashtëzakonshme dhe për mua si trajner, një situatë konfuze a gaboj Distria apo referët, thjesht dilemë e madhe por që na kushtoj shumë.

Edhe Distria fitoi 108 pikë olimpike dhe në kategorinë 52 kg i kemi dy Norma Olimpike por në Rio mund të udhëtoj vetëm njëra!

Majlindën e kursyem nga kjo garë sepse ajo kishte disa probleme me muskul në shpinën e saj, sa i përket operacionit të gjurit çdo gjë është perfekt dhe Dr Florin Ramadani dhe Spitali Amerikan kanë bë një punë të shkëlqyeshme dhe tani më ajo se shpejti do jetë në arenë me shoqet e shokët e ekipit!

Dy Norma në një kategori e Nora afër Normës Olimpike, sporti i xhudos pa dilema do ketë garues te kualifikuar për Lojëra Olimpike!, - shkruan Driton Kuka në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat