Skënderbeu hetohet edhe për Dinamon!

Sporti

Skënderbeu hetohet edhe për Dinamon!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 17:12

UEFA po heton ndeshjen mes skuadrës nga Irlanda e Veriut, Crusardes dhe asaj shqiptare, Skënderbeut nga Korça. UEFA ka vendosur që ta hetojë për fiksim rezultati në ndeshjen e dytë në Belfast, kur CRusaders triumfoi në fund me rezultat 3:2, ndeshjen eliminatore të Champions League. portali spanjoll “El Pais” shkruan se më 21 korrik të këtij viti, Skënderbeu ka ndeshjen e dytë me Crusaders, të cilën e humbi me rezultatin 3:2.

Sipas kësaj gazete, ka prova serioze që Skënderbeu e la ndeshjen. Në ndeshjen e dytë ndaj Crusaders, thuhet se pati një fluks bastesh para minutës 78-të, kur ndeshja ishte 2:1 për Skënderbeun. Pas asaj minute, Skënderbeu pësoi dy gola dhe u mposht. Por megjithatë kaloi raundin, për shkak se fitoi ndeshjen e parë 4:1. Në ndeshjen e dytë, Dinamo luajti më shumë se 40 minuta me një lojtar më pak dhe ishte logjike që të mbronte rezultatin.

Mirëpo, koeficientet për Dinamon, në vend që të rriteshin, u ulën që të shënonte sërish. Kjo ngjall dyshime se Skënderbeu ka lënë edhe ndeshjen në Zagreb. Vetë UEFA, e kontaktuar nga “El Pais” nuk ka preferuar të komentojë lidhur me hetimet. Por ka thënë se Crusaders dhe Dinamo e Zagrebit, janë jashtë çdo hetimi për fiksim rezultati. Kjo do të thotë se Skënderbeu është në listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat