Marrin leje nga FIFA për Shqipërinë

Sporti

Marrin leje nga FIFA për Shqipërinë

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:38

Ndeshjet e radhës, të cilat janë edhe më të rëndësishmet për të përcaktuar fatin e Shqipërisë në lidhje me kualifikimin direkt për në “Francë 2016″, e gjejnë skuadrën kombëtare me “një gropë” të madhe në qendrën e mbrojtjes. Kjo, për shkak të mungesës së Mavrajt që nuk është rikuperuar ende pas operacionit të kryer në gju dhe faktit që kapiteni Lorik Cana dhe Arlind Ajeti janë pa skuadra. Megjithatë, për këtë takim, trajneri i Kombëtares ka sërish alternativa të mundshme që mund të plotësojnë nevojat e tij, pavarësisht se një takim i tillë kërkon shmangien e çdolloj eksperimenti të mundshëm.

Mavraj mungon për shkak të dëmtimit dhe, në këtë moment, Shqipëria nuk do të ketë një nga shtyllat e mbrojtjes. Jo vetëm kaq, por Lorik Cana dhe Arlind Ajeti, dyshja e qendrës së mbrojtjes në miqësoren me Francën, janë ende lojtarë pa skuadër. Kapiteni është duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Lazios me program të veçantë për shkak se është ende në kontratë me bardhekaltrit dhe nuk ka gjetur ekip të ri, ndërsa Arlind Ajeti është duke u stërvitur me Vaduzin, por pa zgjidhur të ardhmen e tij.

Pavarësisht problemeve, për sa u përket alternativave, këtë herë trajneri ka disa. Edhe për repartin që ka problemin më të madh. Për Ajetin, Berat Gjimshitin (mbrojtësi që do të grumbullohet për herë të parë me Shqipërinë) dhe Naser Alijin është marrë leja e nevojshme nga FIFA që këta futbollistë të mund të luajnë me Kombëtaren shqiptare. Të tre janë futbollistë që mund të luajnë në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që Arlind Ajeti debutoi si titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes kur Shqipëria mundi Francën.

Nëse për takimin ndaj Armenisë, diç- ka e tillë mungonte për Ajetin dhe Alijin, tashmë kjo leje është siguruar, ashtu si dhe për mbrojtësin që do të afrohet rishtas në Kombëtaren shqiptare, Gjimshiti. Jo vetëm kaq, por Burim Kukeli është duke luajtur në qendër të mbrojtjes te Zurich, ndërkohë që për këtë ndeshje do të jetë i gatshëm edhe Ervin Bulku, raporton panorama sport Në çdo repart dilemat do të jenë të shumta, pasi çdo rol është i dubluar, ndërkohë që në qendër të mbrojtjes është frika më e madhe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat