Pse UEFA heton kampionin shqiptar?

Sporti

Pse UEFA heton kampionin shqiptar?

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 15:57

Pas akuzave nga mediat e huaja të cilat e akuzuan Skënderbeun për kurdisje të ndeshjes së rrethit të dytë eliminator të Champions League kundër irlandezoveriorëve të Crusaders, tashmë sipas “Sky Sports” edhe UEFA ka nisur një hetim mbi ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminator të Champions League.

Portieri dhe spektatorët që ishin në stadium në atë takim thonë se rezultati u fiksua në minutat e fundit. Sipas dëshmitarëve lojtarët e Skënderbeut thjesht “ndaluan së luajturi. Irlandezo-veriorët shënuan dy herë, goditën tri herë portën, iu anullua edhe një gol, dhe flitet për minutat e fundit të ndeshjes. Golat që Crusaders shënuan në fund erdhën pas disa gabimeve qesharake të mbrojtësve shqiptarë, çka lindi edhe dyshimet mbi një trukim të mundshëm të ndeshjes, raporton telesport.
Crusader-Skënderbeu 3:2. te porta e Shehit
Përmbysja e “çuditshme” e irlandezo veriorëve lindi dyshimet mbi një kurdisje të mundshëm
Me sa duket, në 10 minutat e fundit të ndeshjes, janë vënë baste deri në 300.000 euro, që Crusaders do të fitojnë ndeshjen dhe që do shënohen mbi tre gola deri në fund të takimit. Normalisht mund ta merrni me mend fitimin e mundshëm nga baste të tilla. Në fillim UEFA nuk kishte bërë të ditur asnjë hetim mbi këtë ndeshje, edhe pse shumë ngjarje të bënin të mendoje mbi një kurdisje të mundshëm, por tashmë sipas “Sky Sports”, institucioni qeverisës i futbollit botëror ka nisur një hetim zyrtar mbi atë takim.

Akuzën e drejtpërdrejtë në “twitter” e lëshoi që pas përfundimit të ndeshjes portieri i Crusaders, Sean O’Neill, i cili tha: “Nëse nuk ka hetim nga UEFA, ka një problem. Kjo ishte një shaka. Gjatë 10 minutat e fundit, unë kurrë nuk kishte parë futboll të tillë!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat