Triumf i Alban Nuhës në hapje të Tour de Kosova

Sporti

Triumf i Alban Nuhës në hapje të Tour de Kosova

Nga: Fazli BERISHA Më: 27 gusht 2015 Në ora: 15:11

Ka nisur edicioni i 15-të i garës Tour de Kosova me 24 pjesëmarrës në 5 ekipe, të cilët u nisën nga teatri Kombëtar në Prishtinë. Kanë munguar çiklistët nga Bullgaria dhe Novi Pazari të cilët kishin paralajmëruar pjesëmarrjen, por ishin penguar nga organet kufitare. Kështu që garën e ka bërë më të varfër. Shenjën për nisje e dha zv. drejtoresha Departamentit për Sport në MKRS znj. Afërditë Fazlija.

Si do qoftë në etapën e parë ka triumfuar çiklisti i Kosovës Alban Nuha, anëtar i përfaqësueses së Kosovës, i cili shtegun Prishtinë-Ferizaj të gjatë 115 kilometra e përshkoi për 3h05’00”, duke lënë në pozitën e dytë çiklistin maqedonas anëtar i Apollonisë nga Shqipëria dhe ne vendin e tretë Zoran Ristovski nga Maqedoni anëtar i ekipit Velo-M. Të premten çiklistë do të bëjnë luftën për etapën e dytë në shtegun Ferizaj-Pejë të gjatë 147 kilometra. Shtegu është i sheshtë hiq disa kilometra te Gryka e Caralevës me një shkallë të ultë vështirësie. Çiklistët nisën nga qyteti i Ferizajt, një qytet të lashtë me afro 110.000 banorë.

Sipas legjendës qyteti mori emrin në vitin 1873 sipas një hoteli pronë e Feriz Shasivarit gjatë Perandorisë osmane kur u ndërtua hekurudha Selanik – Beograd. Gjatë luftërave ballkanike qyteti ra në duart e Serbisë ndërsa nga viti 1929-1941 Ferizaj i përkiste Banovinës së Vardarit. Luftërat e shkatërruan shumë Ferizajn sidomos lufta e fundit 1999, ku pas çlirimit u vendos Kampi amerikan “Bondsteel”, që ishte një mbështetje e madhe për ekonominë ferizajase. Ekonomia: Kampi Bondsteel ka punësuar më shumë se 1500 qytetarë. Gati 22 ndërmarrjet shoqërore janë shitur. Ka nja 3500 biznese private. Kultura: Njihet për shoqëritë e shumta kulturore (Kastriotët). Xhamia e madhe e Mulla Veselit e ndërtuar më 1891 dhe Katedralja e Shën Uroshit.

Sporti: Klubet e futbollit Ferizaji, Vull. I UÇK-së dhe Vizioni femrat. Njihet si qytet i hendbollit me klubet e hendbollit Kastrioti (ish Borci) meshkuj e femra. Arkeologjia njihet me mbetjet urbane të lokalitetit Nikadin. Çiklistët mbyllin etapën në qytetin e Pejës ka afro 95 mijë banorë me 60 mijë jetojnë në qytet. Ekonomia: Dikur kishte fabrikën e këpucëve, sheqerit dhe njihet për Fabrikën e Birrës dhe ka një ekonomi mjaft të fortë me biznese dhe artizanate. Kultura: Ka shumë objekte të kultit fetar si dhe Patriarkanën e Pejës. Sport: Klube te futbollit e bashketbollit e hendbollit, njihet për xhudo si Majlinda Kelmendi kampion bote në kategorinë deri 51 kg.

Renditja e etapës së parë:

1. Alban Nuha (Kosova) 3h05’00”
2. Stefan Petrovski (Apollonia) 3h05’04”
3. Zoran Ristovski((Velo-M) 3h05’06”
4. Qëndrim Guri (Kosova) 3h05’10”
5. Demir Muliç (Mali i Zi) 3h05’10”


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat