Balotelli: Ky është premtimi im për tifozët e Milanit

Sporti

Balotelli: Ky është premtimi im për tifozët e Milanit

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:46

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka premtuar se do të tregohet më i pjekur pas rikthimit në San Siro.

Futbollisti italian nënshkroi me “Rossonerët”, në formë të huazimit për një sezon nga Liverpool.

“Unë kam luajtur dhe jetuar si një djalë. Por, Tani unë do të jetoj dhe të luajë si një njeri. Unë e di që shumica nuk besojnë tek mua, por unë do të mundohem që të kem sukses”, ka deklaruar ai për Gazzetta dello Sport.

“E shkuara duhet të mbahet mend për të shmangur gabimet, por e ardhmja nuk mund të shihet duke shikuar mbrapa. Ka ardhur koha për ta kthyer një faqe dhe të shohim përpara. Gjërat nuk kanë shkuar mirë. Unë kam humbur disa mundësi. Por loja nuk ka mbaruar … unë ende kamë një shans të dytë”, u shpreh Balotelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat