Sa e kishte temperaturën Berisha në Zagreb?

Sporti

Sa e kishte temperaturën Berisha në Zagreb?

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:41

Futbollisti nga Kosova, Bernard Berisha, ka luajtur i sëmurë në ndeshjen e kthimit në “play-off” të Champions League ndaj Dinamos së Zagrebit. Kjo është prapaskena që “Panorama Sport” ka zbuluar, ndërsa forma e tij e dobët në fushë ka qenë e dukshme. Këtë gjë e ka pranuar dhe vetë futbollisti, ndonëse së bashku me pjesën tjetër të ekipit ka arritur që ta kalojë këtë fazë.“Nuk isha mirë, sepse kam pasur një virozë dhe një temperaturë 40 gradë. S’kisha t’i lija shokët në baltë, edhe sepse nuk doja ta humbisja këtë takim në Zagreb. Në nxehmje para ndeshjes kam vjellur dy herë. Dhe ndoshta ajo më lehtësoi disi”, ka thënë Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat