Mehmedi: Nuk e shikova fare portën

Sporti

Mehmedi: Nuk e shikova fare portën

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:16

Sulmuesi shqiptar i kombëtare së Zvicrës, Admir Mehmedi, po kalon formë të mirë në fanellën e skuadrës gjermane, Bayer Leverkusen. Ai është i kënaqur që shënoi gol për Leverkusenin, e cila para shikuesve të vet e dërrmoi me rezultat 3:0 Lazion, në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Champions League. Mehmedi është krenar që me ekipin e tij shkuan në fazën e grupeve të Championsit, kur përmbysën humbjen e parë (1:0) në Romë. Ai ka përshkruar golin e tij në minutën e 48-të se si e ka mposhtur portierin nga Kosova, Etrit Berisha, njëherësh anëtar i kombëtares së Shqipërisë. “Nuk e shikova fare portën, sepse e dija ku ishte hapësira”, ka thënë Mehmedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat