Më i fortë se kritikët!

Sporti

Më i fortë se kritikët!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 10:55

Më në fund ndezi sulmuesi Wayne Rooney dhe heshti kritikët. Futbollisti realizoi tre gola në fitoren bindëse të Manchester Utd, me rezultat 4:0 si mysafir i skuadrës belge, Club Brugge. Manchester Utd u kualifikua në fazën e grupeve të Champions League, pasi edhe takimin e parë në Old Trafford e kishte fituar me 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 7:1 shkon më tutje ose pas një kohe rikthehet në garën më prestigjioze. Rooney ishte në formë të mirë, shënoi het-trik, duke thyer agjërimin që nuk kishte realizuar qe dhjetë ndeshje ose 878 minuta! “Nëse nuk do të kisha karakter të fortë, kritikat mund të kishin pasur ndikim te mua, por unë i njoh aftësitë e mia”, ka thënë Rooney, duke u tregua më i fortë se kritikët!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat