Shqiptarët e Champions League

Sporti

Shqiptarët e Champions League

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2015 Në ora: 10:36

Ka mundur të jetë numri edhe më i madh i futbollistëve shqiptarë në Champions League, sikurse Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka e Albian Ajeti të kishin më shumë fat me kampionin zviceran, Baseli dhe të kualifikoheshin. Edhe Etrit Berisha me Lazion u eliminuan, por sikur të shkonte edhe Skënderbeu vërtet nuk do të kishte të paguar, sepse do të ishte madhështore. Këta janë shqiptarët që do të luajnë në Champions League: Adnan Januzaj me Manchester United, Shkodran Mustafi me Valencinë, ,Admir Mehmedi me Bayer Leverkusen, Pajtim Kasami me Olympiacosin,Granit Xhaka me Moenchengladbach, Arian Ademi e Endri Çekiçi me Dinamon e Zagrebit dhe Agon Mehmeti me Malmon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat