Daily Mail: Bye, bye Januzaj!

Sporti

Daily Mail: Bye, bye Januzaj!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 10:31

Adnan Januzaj luajti në 46 minutat e parë për Manchester Utd kundër skuadrës belge, Club Brugge, ku fituan me rezultat bindës 4:0, ndeshje e vlefshme e Champions League. Futbollisti shqiptar nuk ishte në mbrëmjen e tij dhe u zëvendësua në minutën e 46-të nga Schweinsteiger. “Bye, bye, Januzaj’ është titulli për paraqitjen e Adnan Januzajt nga e përditshmja Daily Mail. “Të riut belg i është dhënë roli i numrin 10, por edhe një herë nuk e tregoi vetën, pasi dështoi të lidhet me Rooneyn dhe Depayn Për 45 minuta Van Gaal kishte parë të mjaftueshëm dhe e nxori menjëherë nga loja. Zëvendësimi tij dha fryte dhe United dhunoi tri herë duke mos u vërejtur mungesa e tij”, shkruan Daily Mail në analizën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat