Cana, mes 100 futbollistëve më të mirë në Francë

Sporti

Cana, mes 100 futbollistëve më të mirë në Francë

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 14:26

Lorik Cana është ndër 100 futbollistët më të mirë të shekullit të 21-të në Francë, sipas një liste të publikuar nga edicioni francez i “Eurosport”-it.

Renditja është hartuar në bazë të votave të tifozëve, ku kapiteni i Kombëtares shqiptare pozicionohet i 81-ti.

“Siguroi ‘paqe’ mes PSG-së dhe Marsejës; kjo nuk është pak. Ky është rasti i Lorik Canës. E nisi karrierën me PSG-në dhe u bë kapiten i Marsejës. Kjo është diçka e rrallë dhe Cana është një prej tyre”, shkruan “Eurosport.fr”.

Ueb-faqja prestigjoze vlerëson maksimalisht shpirtin e garës për të cilin 32-vjeçari spikat në fushë: “Është në gjendje të lërë jetën në fushë. Fatkeqësisht, nuk e shijoi titullin kampion në Francë, edhe pse i shkoi tri herë pranë. Është mëkat që emri i tij nuk figuron mes kampionëve të Ligës 1. Goli i Canës në ‘Velodrom’ në fitoren 1-0 kundër PSG-së, pas tri vjetësh si rival i parizienëve, nuk do të harrohet kurrë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat