Skënderbeu fiton 3 milionë nëse kualifikohet sot

Sporti

Skënderbeu fiton 3 milionë nëse kualifikohet sot

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 13:12

Skënderbeu do të arrijë të fitojë 3 milionë euro nëse sot siguron kualifikimin për në Play-Off.

Skënderbeu është shumë pranë që të bëj mrekullinë për skuadrat shqiptare.

Kjo pasi që është pranë kualifikimit për në fazën Play-Off të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja e parë ndaj Milsamit përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të Korçarëve..

Dhe, me rast kualifikimi për në këtë fazë, Skënderbeu do të fitojë hiç më pak se 3 milionë euro nga UEFA.

Nëse Skënderbeu arrin që të kualifikohet për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, atëherë do të fitojë plotë 12 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat