Osvaldo zyrtarisht lojtar i Portos

Sporti

Osvaldo zyrtarisht lojtar i Portos

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 13:02

Pablo Osvaldo ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Portos, si një lojtar i lënë i lirë nga Southampton.

Nga Italia në Argjentinë, nga Argjentina përsëri në Evropë , por tashmë në Portugali.

Ky është Daniel Osvaldo që ka gjetur skuadër të re duke nënshkruar me Porton.

Ish-sulmuesi i Romës, Juventusit dhe Interit ka zgjedhur numrin 10-të, dhe ka bërë të ditur kalimin e tij në klubin portugez përmes Twitterit.

Osvaldo njihet për sjelljet e tij jo të mira në skuadrat ku ishte, ndërsa te Interi ai kishte edhe zënkë me Mauro Icardin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat