Ritës nuk ia deshi, Meritoni i 109-ti në botëror!

Sporti

Ritës nuk ia deshi, Meritoni i 109-ti në botëror!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2015 Në ora: 12:46

Kur nuk e ke ditën pa dyshim se edhe nuk të shkon ashtu si planifikon, kështu ishte me notaren më të mirë të Kosovës, Rita Zeqiri. Rita është përpjekur maksimalisht që të arrijë rezultat më të mirë në disiplinën në shpinë, por dot, sepse nuk ishte në ditën e saj. Rita zuri vendin e 46-të në disiplinën e saj nga 52 pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror që po mbahet në Kazan të Rusisë.

“Rita garojë jo mirë, më dobët se koha e arritur një vit më parë, por ndoshta emocionet janë faktor që ndikojnë, sigurisht edhe forma jo e mirë. Koha e arritur e saj në 50 metra shpinë është 00.33.65 sekonda dhe renditet 46-ta nga 52 pjesëmarrës. Konkurrenca është shumë e fortë, kur dihet se merr pjesë elita e notit botëror”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Astrit Haliti. Notari Meriton Veliju nuk pati paraqitje të mirë, duke u klasifikuar në pozitën e 109-të nga 115 pjesëmarrës. “Vetëm Meriton Veliju të mërkurën i ka përfunduar garat, ndërsa notaret tjerë do të paraqiten në ditët në vijim.

Meritoni garojë në 100 metra krol dhe pati kohën 01.00.45 minuta. Koha e regjistruar ishe rekord personal i Meritonit”, tha Haliti, i cili pret përfundimin e të gjitha garave dhe të nxjerrin edhe statistikat e garuesve të tyre. Ai tha se pjesërisht është i kënaqur me paraqitjen e garuesve. “Ne do të presim edhe përfundimin e kësaj ngjarje që të bëjmë një analizë më të gjerë”, thotë Haliti. Notarët tanë është hera e parë që po marrin pjesë në Kampionatin Botëror dhe faktikisht kjo është edhe një përvojë e mirë për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat