Januzaj po shkon ku më së paku pritej!!!

Sporti

Januzaj po shkon ku më së paku pritej!!!

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 12:16

Skuadra angleze Sunderland është në bisedime me Manchester United për të marrë shërbimet e futbollistit të talentuar shqiptar, Adnan Januzaj, raporton Sunderland Echo. Futbollisti shqiptar nuk e ka hapësirën e duhur të ekipit i ‘Djajve të Kuq’ dhe ka gjasa që të ndërrojë mjedis gjatë këtij afatit kalimtar të verës. Anëtari kombëtares së Belgjikës pritet të huazohet deri në fund të sezonit te Sunderland . Sipas këtij portali, Sunderland është afër t’ia arrijë qëllimit, por trajneri i Manchester Utd, Louis Van Gaal pritet t‘ia jap Januzajt dritën jeshile për huazim, pasi nuk llogarit në të për sezonin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat