Mayweather mëson kundërshtarin e ri

Sporti

Mayweather mëson kundërshtarin e ri

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 11:20

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather, do të përgatitet maksimalisht për meçin e 12 shtatorit, kur tani veç ka të njohur kundërshtarin që do ta ketë në ring. Është fjala për boksierin Andre Berto, që ka 31 vjet dhe është i gjatë 174 centimetra. Ky është kundërshtari i 49-të kur kampioni do të rikthehet në ring. Përballja në MGM Grand Garden Arena, Las Vegas do ta gjejë pa humbje për 48 meçe Mayweather, i cili kurrë nuk ka qenë më afër rekordit prej 50 ndeshjeve pa humbje.

Mayweather fitoren e fundit e ka kundër boksierit filipinas, Manny Pacquaio, e cila ishte karakterizua si 'përballja e shekullit'. Berto ka 33 meçe, prej tyre 30 fitore (23 me nokaut) dhe tri humbje.
“Unë e konsideroj çdo përballje si shumë të rëndësishme dhe as kjo ndaj Bertos nuk bën përjashtim. Ai është një boksier i ri dhe i fortë që ka uri për fitore por edhe unë do të kërkoj suksesin siç kam bërë në 48 takimet paraardhëse”, tha Mayweather.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat