Gotze: Dy vitet e fundit nuk ishin të lehtë për mua

Sporti

Gotze: Dy vitet e fundit nuk ishin të lehtë për mua

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 11:10

Mario Gotze është krenar që realizoi gol kundër Milanit dhe ndihmoi ekipin e Bayernit të fitoi me rezultat bindës 3:0, në ndeshjen e vlefshme për “Audi Cup”. Futbollisti thotë se dy vitet për nuk ishin të lehtë, por në anën tjetër shprehet i lumtur për golin. “Luajta një ndeshje të bukur, tani të shohim se çfarë do të ndodhë. Është e qartë se dy vitet e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua, të shohim nëse ai do të më flasë më shumë”, ka thënë Gotze. Futbollisti i referohet pikërisht trajnerit të Bayernit, i cili para ndeshjes ishte shprehur se kampioni i botës me Gjermaninë ishte një ndër lojtarët e tij të preferuar. Sipas Pep, Mario këtë e di shumë mirë dhe nuk është nevoja ta përsërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat