Ademi e Dinamo kualifikohen, rivali humbë dy penallti!

Sporti

Ademi e Dinamo kualifikohen, rivali humbë dy penallti!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2015 Në ora: 10:47

Në futboll ndodhë edhe kjo, një skuadër humbë dy penallti brenda 90 minutave dhe eliminohet nga garat e Champions League. Skuadra nga Norvegjia, Molde humbi dy penallti në barazimin 3:3 me Dinamon nga Zagrebi. Kamara në minutën e 8-të nga penalltia gjuajti mbi portë dhe gjuajtjen e Singh (45+2) e priti portieri Eduardo. Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, me shokë bënë lojë të mirë dhe arritën të kualifikohen falë barazimit në Maksimir 1:1, pasi tre golat si mysafir vlejnë më shumë. Në minutën e 20-të, Ademi shënoi për epërsinë 2:0 dhe kontribuoi në barazimin 3:3, duke e dërguar ekipin e tij në play-off të Championsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat