Hadërgjonaj e Young Boys-i, lamtumirë Championsit

Sporti

Hadërgjonaj e Young Boys-i, lamtumirë Championsit

Nga: K.Goca Më: 5 gusht 2015 Në ora: 10:39

Monaco është treguar shumë e fortë në dy takime për skuadrën zvicerane Young Boys dhe e ka eliminuar në rrethin e tretë të eliminatorëve për Champions League. Monaco para shikuesve të vet fitoi me rezultat bindës 4:0, si dhe sfidën e parë pati triumfuar me 3:1, me rezultat të përgjithshëm 7:1 kualifikohet në fazën e play-off-it. Futbollisti shqiptar, Florent Hadërgjonaj, është paraqitur nga minuta e 65-të për nënkampionin zviceran, por assesi që të bëjnë më shumë madje nuk arritën të shënojnë edhe golin ngushëllues. Është interesant se Young Boys me gjithë humbjen e thellë ka pasur më shumë topin në posedim, gjithsej 51 për qind për dallim vendasit 49 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat