Torcidat e Mitrovicës djegin simbolet Partizanit midis Novi Pazarit (Foto)

Sporti

Torcidat e Mitrovicës djegin simbolet Partizanit midis Novi Pazarit (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 23:11

Në ndeshjen Novi Pazar - Partizani i Beogradit 3:2, ishin prezent edhe tifogrupi shqiptar nga Mitrovica, ‘Torcida’.
‘Torcida’ është ‘vëllazëruar’ me tifozat ‘Torcida Sanxhak’ dhe ‘Ekstremi Novi Pazar’.

Torcida së bashku me këtu dy grupe krijoi atmosferë fantastike duke ia pamundësuar Partizanit që të marrë pikë, shkruajn mediat.

Gjatë gjithë ndeshjes kishte brohoritje si ‘Kosova është Shqipëri’, ‘Mitrovica zemra e Kosovës’.

Së bashku gjatë ndeshjes shpalosën pankartën me shkrimin ‘Sanxhak -Veri-Shqipni’, ndërsa në një rast dogjën edhe një shall me simbole të Partizanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat