Transfertë PSG – Angel Di Maria kalon testet mjeksore në Katar

Sporti

Transfertë PSG – Angel Di Maria kalon testet mjeksore në Katar

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 22:04

Mesfushori argjentinas i Manchester United, Angel Di Maria, i cili pritet qe te angazhohet me Paris SG, ka kaluar testet mjeksore ne Institutin Mjeksor Aspetar, ne Doha te Katarit.
Argjentinasi “iu nenshtrua testeve mjeksore rutine per transferten e tij nga Manchester United tek Paris Saint-Germain”, beri te ditur te marten Aspetar nepermjet nje njoftimi zyrtar. Ai shoqerohej gjate kryerjes se testeve nga drejtori i sherbimit mjeksor te PSG, Eric Roland, saktesonte njoftimi.
Di Maria, 27 vjeç, finalist i Kupes se botes ne 2014, u transferua tek Manchester nga Real Madridi veren e kaluar per nje shume astronomike prej 75 milione euro. Por, ai kaloi nje sezon te veshtire, duke qendruar shpesh here ne pankine ne Angli (27 ndeshje, 3 gola ne Premier League).
Nen kontrate me klubin anglez deri ne 2019, ai eshte perforcimi i pare i rendesishem i PSG per sezonin e ardhshem, duke i kushtuar francezeve 63 milione euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat