Tirana largon serbin

Sporti

Tirana largon serbin

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 19:40

Futbollisti Vladimir Djilas nuk e pa me sy Tiranën, ose më saktë nuk u stërvit asnjë ditë në kryeqytetin shqiptar. Ndërsa mungesa e tij në seancën stërvitore të së martës binte në sy, klubi njoftoi zyrtarisht se i kishte “dhënë duart” serbit, duke zyrtarizuar se sulmuesi është larguar përfundimisht nga skuadra. Shkëlqim Muçës i ka mjaftuar prezenca e tij në dy ditët e fazës stërvitore në Mavrovë dhe miqësorja e së shtunës së kaluar për të konstatuar se 32-vjeçari nuk i shërbente projektit bardheblu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat